Trepça ‘89 fundosi Lirinë

28 prill 2019 | 17:34

Skuadra e Trepçës ‘89 e ka fundosur edhe më shumë Lirinë (2-1), dhe në këtë mënyrë ia ka vështirësuar edhe me shumë gjasat për mbetjen në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Pas njëmbëdhjetë minutave lojë, Orges Gava kaloi vendasit në epërsi 1-0, por pesë minuta para fundit të pjesës së parë Blendi Memaj e barazoi rezultatin në 1-1.

Në minutën e 62-të, Arb Manaj e vulosi rezultatin final 2-1. Pas kësaj ndeshje 89-shi renditet në pozitën e pestë me 39 pikë, kurse Liria mbetet e parafundit me 25 pikë.

/Epoka e re/

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vlerësuar sot se Samiti…