Trepça ’89 gabon ndaj Vushtrrisë
09 korrik 2020
| 19:00
Trepça ’89 ka bërë një gabim të madh në garën për mbijetesë, pasi barazoi në ndeshjen e zhvilluar në “Riza Lushta” nga Vushtrria (1-1).
Pjesa e parë e kësaj ndeshje u mbyll 0-0, kurse mysafirët nga Vushtrria arritën të kalojnë në epërsi në minutën e 79-të, kur Drilon Fazliu realizo për rezultatin final 0-1. Vendasit janë munduar në maksimum dhe arritën të marrin një barazim me golin e shënuar në minutat shtesë (1-1) nga Arb Manaj.
Ky barazim mund t’i kushtojë skuadrës nga Mitrovica në garën për mbijetesë, pasi tash është në pozitën e nëntë më 35 pikë. Ndërsa pika e dituar nga Vushtrria është e pavlefshme, pasi tashme kjo skuadër edhe matematikisht e ka siguruar rënien nga Superliga.
(V.Z / Epoka e re)