
Trepça ’89 mirëkupton Prishtinën, pritet edhe Gjilani
21 qershor 2018
| 13:47
Skuadra e Trepçës ’89 e ka mirëkuptuar skuadrën e Prishtinës, pasi ka pranuar ta lirojë futbollistin Argjend Mustafa që t’i bashkohet kryeqytetasve.
FC Prishtina nëpërmjet një njoftimi për medie e ka falënderuar skuadrën nga Mitrovica dhe kryetarin e saj, Abedin Zeka që e ka liruan mesfushorin Mustafa pa asnjë kompensim.
Kryeqytetasit presin të hasin në mirëkuptimin edhe të skuadrës së Gjilanit për dyshen Armend Thaqi dhe Leotrim Bekteshi.
/Epoka e re/