Trepça ’89 mposhti Prishtinën
30 shtator 2020
| 17:04
Rezultat befasues është regjistruar edhe në ndeshjen e zhvilluar në “Riza Lushta” në mes Trepçës ’89 dhe Prishtinës, ku fitues dolën vendasit (1-0).
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 0-0, kurse në minutën e 82-të, Arbnor Muja realizoi nga penalltia. Prishtina në pjesën e dytë realizoi një gol, por ai u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
Pas javës së katërt, Trepça ’89 ka grumbulluar gjashtë pikë, derisa Prishtina mbetet në kuotën e katër pikëve.
(V.Z / Epoka e re)