Trepça ‘89 në shtesë shpëton nga humbja

24 qershor 2020 | 18:56

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar sot në Mitrovicë, Trepça ’89 dhe Flamurtari luajtën baras 1-1.

Kuqezinjtë e kryeqytetit realizuan të parët në minutën e 34-të, kur Bashkim Shala realizoi për 0-1, derisa vendasit e barazuan rezultatin në minutat shtesë nëpërmjet Muharrem Jasharit.

Pas kësaj xhiro, Trepça ’89 renditet në vendin e nëntë me 28 pikë, kurse Flamurtari është një pozitë më lartë me 33 pikë.

 (V.Z / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe Gjilani ka rrëmbyer tri pikët e plota nga përballja…