Trepça ‘89 përforcohet me qendërmbrojtësin Guri Hana

10 gusht 2022 | 19:13

Klubi i rikthyer në Superligë, Trepça ‘89, është përforcuar në repartin defanziv me lojtarin e “Ramiz Sadikut”, Guri Hana.

Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare të klubit mitrovicas.

Njoftimi i plotë i K.F “Trepça ‘89”:

Klubi i Futbollit Trepça’89 njofton afrimin e lojtarit Guri Hana, 20 vjeçari ka firmosur me Minatorët për 3 sezonet e ardhshme.

Guri ka përforcuar ekipën në repartin defanziv si qendërmbrojtës, ku në të kaluarën ishte pjesë e skuadrave si 2 Korriku, Besa e Pejës ku pat paraqitje dhe në Superligën e Kosovës dhe së fundmi në KF Ramiz Sadiku.

Gurit i urojmë shum suksese në fanellën gjelbërtebardhë. ??

Mirëseerdhe Guri ✍?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është përvjetori i 38 -të nga njëri ndër sukseset…