Trepça ‘89 prezanton portierin Arion Ymeri

17 janar 2023 | 21:54

Trepça ’89 ka vazhduar me përforcime në afatin kalimtar të janarit. Pasi zyrtarizuan afrimin e mbrojtësit Gentrit Dumani, minatorët kanë zyrtarizuar edhe Arion Ymerin.

Portieri kosovar iu bashkua mitrovicasve nga Gjilani pas gjysmë sezoni ku pati shumë pak hapësira.

“Arion Ymeri bëhet Gardiani më i ri i Minatorëve. Arioni i u bashkohet gjelbërtebardhëve duke përforcuar portën e skuadrës. Në të kaluar ka mbrojtur portën e KF Drenicës dhe së fundmi të SC Gjilanit”, thuhet në njoftimin e Trepçës ‘89.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar në lidhje me…