Trepça befason Prishtinën në kryeqytet

13 qershor 2020 | 21:50

Trepça ka shënuar fitore shumë të madhe të shtunën në kryeqytet.

Mitrovicasit kanë mposhtur Prishtinën me rezultatin e lartë, 31:23. Ishte kjo ndeshja e parë gjysmëfinale e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll. Para ndeshjes është bërë kontrollimi mjekësor i lojtarëve si pjesë e masave ndaj COVID-19.

Ndeshja është dominuar plotësisht nga Trepça që ka bërë hap të madh drejt finales. Ndeshja e kthimit luhet në mesjavë në Mitrovicë, pa shikues, ashtu si ndeshja e parë.

Trepça ishte vazhdimisht në epërsi. “Xehetarët” ishin më të angazhuar në mbrojtje, ndërsa në sulm të pandalshëm ishin S. Maxhera e F. Klinaku që realizuan nga nëntë gola. Por me angazhim janë shquar të gjithë. Te Prishtina më efikasët ishin O. Beshiri e A. Bajqinovci me nga 4 gola.

Prishtina -Trepça 23:31 (12:15)

Prishtina: Terziqi 1, Beshiri 9, Sula 3, Prekazi 3, Ramadani, Abazi 2, E. Ademi, Bajqinovci 4, Gjuka, M. Ademi 1, Agushi, Beqiraj,  D. Ramadani, Kuleta, Qela, Sherifi.

Trepça: B. Terziqi, Buqinca, Sejdijaj, Mujka 1,  Maxhera 9, Smaka, Klinaku 9, R. Shabani 5, Voca, K. Terziqi, Abazxhiku 2, Cimili 3, Fejzullahu, A. Shabani 1, Kelmendi 2, Abrashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës pas konfirmimit të…