![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/05/ba.jpg)
Trepça ‘blindon’ sulmuesi Moustapha Ba
04 maj 2023
| 15:20
Skuadra e Ligës së Parë, Trepça e ka blinduar sulmuesin e skuadrës senegalezin Moustapha Ba.
Ekipi nga Mitrovica përmes rrjetit social “Facebook” bëri të ditur se ka arritur marrëveshje me 25-vjeçarin për vazhdimin e kontratës edhe për ty vite të tjera. Ba nënshkroi kontratën bashkë me kryetarin e klubit Nexhmendin Haxhiu dhe trajnerin Emin Baliqi dhe menaxherin Naim Bahtiri.
Senegalezi erdhi te Trepça në vitin 2022. Nga ajo periudhë ai ka kaluar formë fantastike dhe nga 22 ndeshjet e zhvilluara ka realizuar 20 gola.