Trepça, burimi kryesor i fabrikës së municionit?

27 dhjetor 2024 | 09:18

Kosova në vitin 2026 do t’i ketë plumbat e parë luftarakë të saj.

Duke qenë se marrëveshja është arritur, shumë shpejt pritet që të nisë edhe ndërtimi i saj.

Burimi kryesor i saj mund të jetë Miniera e Trepçës e cila është tejet e pasur me metalin e plumbit që është kyç në industrinë luftarake.

“Padyshim ne e dimë edhe nga e kaluar që Trepça ka qenë një mundësi shumë e mirë e lëndës së parë, jo vetëm për Kosovën, por ka qenë për shumë rajone më të gjëra. Nëse realisht do të realizohet projekti i tillë ajo do të jetë një burim shumë i mirë i lëndës së parë. Mund të ndikojë pozitivisht, sidomos në kostot që mund të krijohen nga importet e jashtme”, ka deklaruar ekonomisti Shyqiri Bytyqi për emisionin MAT në Klan Kosova

Por, fabrika e re e ka edhe një të mirë. Ajo mund ta bëjë obligativ një investim madhor në veri të vendit, më saktë në Zveçan, ku duhet të ribëhet shkritorja dhe rafineria e plumbit, të cilat ishin funksionale këtu, deri në vitet 90.

“E mira e së mirës ka qenë me u ndërtu shkritorja në Zveçan aty ku ka qenë, shkritorja e plumbit, metalurgjia e plumbit. Është fitimi shumë më i madh se edhe bazamentin e ki, e prodhon, vet, plumbin tënd, vetëm ke me i ble kapsollat edhe barotin, se fisheku i mitralozit edhe automatikëve ndërtohet prej katër elementeve: Plumbit, bazamentit, kapsollit dhe prej barotit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet e Uzbekistanit sollën për trajtim në vend rreth 100…