Trepça dhe Prishtina në kërkim të finales së Kupës
Mesjava sjell superndeshjet e kthimit në gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës te meshkujt. Ndeshje mjaft interesante pritet ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës, si dhe në mes të Bashkimit dhe Vëllaznimit, ku të katër skuadrat duan kualifikimin në finalen e Kupës më 12 shkurt në Prishtinë.
Dy rivalet e vjetra, Trepça dhe Sigal Prishtina, përballen të mërkurën në “Minatori”, ku pritet atmosferë e zjarrtë. Në ndeshjen e parë prishtinasit fituan 67:65, edhe pse kishin epërsi deri në 24 pikë, 27:3. Dy pikë dallim bën që sfida të jetë e paparashikueshme. Mitrovicasit duhet të fitojnë me tri pikë dallim nëse duan kualifikimin tutje, ndërsa bardhekaltrit humbja me një pikë, barazimi apo fitorja i kualifikon tutje.
Përballje tjetër e ‘zjarrtë’ pritet edhe në Prizren, ku përballen Bashkimi dhe Vëllaznimi, ku dy skuadrat synojnë kualifikimin në finale. Takimi i parë në Gjakovë përfundoi me fitoren e kuqezinjve 80:71. Prizrenasit synojnë fitoren me dhjetë pikë dallim, ndërsa skuadra nga Gjakova mund të kualifikohet edhe me tetë pikë dallim.
Gjysmëfinalet e kthimit
Të mërkurën takohen:
18:30 Trepça – Sigal Prishtina
Të enjten takohen:
18:30 Bashkimi – Vëllaznimi