Trepça e mposhtë Yllin, vetëm një fitore larg titullit

16 maj 2024 | 21:30

Trepça ka arritur ta mposhtë ekipin e Golden Eagle Ylli me rezultat 85:78 në ndeshjen e tretë të serisë finale të Superligës së Kosovës

Trepçës  tani i nevojitet vetëm edhe  një fitore për t’u shpallur kampion.

Pjesa e parë u mbyll me epërsi të Trepçës 37:31, ndërsa suharekasit u rikthyen në çerekun e tretë.

Ndeshja e katërt finale do të zhvillohet të dielën në Suharekë, e cila mund të jetë vendimtare për titull.

Trepçës i nevojitet vetëm një fitore për t’u bërë kampion kurse nëse Ylli fiton të dielën, finalja e pestë dhe e fundit zhvillohet më pas në Mitrovicë për ta përcaktuar kampionin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik, Dardan Gashi, e ka cilësuar të turpshëm dërgimin…