Trepça e mund Prishtinën dhe fiton për herë të dytë radhazi Kupën e Kosovës

19 shkurt 2023 | 19:52

Trepça e ka fituar trofeun e Kupës së Kosovës në basketboll për këtë edicion.

“Minatorët” triumfuan në finale kundër Sigal Prishtinës me rezultat 74:66 në palestrën “Mizair Isma” në Rahovec.

Më të mirët te “Xehtarët” ishin Drilon Hajrizi, Gordon dhe Brown.

Ndërsa, te Prishtina u veçua Dardan Berisha.

Ky ishte trofeu i dytë radhazi i Kupës së Kosovës në basketboll dhe i gjashti në histori për klubin mitrovicas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Agron Dedivanaj, sekretar i Shoqatës “Jehona e Malësisë” Zgjedhjet…