Trepça fiton klasiken në basketboll, mposht Prishtinën në Mitrovicë
06 janar 2024
| 23:49
Skuadra e KB Trepçës ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e parë të vitit të ri 2024 në Superligën e Kosovës.
“Torcidat” mposhtën me rezultatin 88-85 rivalin Prishtinën në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
Basketbollisti më i mirë në këtë ndeshje ishte Tshimanga i KB Trepçës pasi shënoi 20 pikë dhe bëri 15 kërcime.
Kurse te mysafirët më i miri ishte Armstead, me 19 pikë, katër kërcime dhe tre asistime.