Trepça i qet pagat e gushtit, paguan edhe borxhe të tjera
08 tetor 2024
| 21:03
Trepça ka njoftuar se ka bërë pagesa të rëndësishme për muajin shtator.
Në njoftimin e kësaj ndërmarrje. thuhet se janë alokuar pagat e gushtit që kapin vlerën e afro 1 milion eurove, por edhe janë paguar edhe borxhe të tjera.
“Ndër të tjerash, është paguar edhe KEK-u, në vlerë prej 600 mijë eurosh, si dhe KESCO-ja 58 mijë euro”, thuhet në njoftim.