‘Trepça’ ia ndërprenë marrëdhënien e punës edhe një punëtori tjetër, kjo është arsyeja
Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar se ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës punëtorit me inicialet A.A.
Sipas njoftimit, Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me këtë rast dhe është vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës.
Është bërë me dije se punëtori me inicialet A.A. ka munguar në punë që nnga 2 teori i këtij viti
“Pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A., për shkak se i njëjti që nga data 02.10.2024 ka munguar në punë”, është thënë në njoftimin e ndërmarrjes “Trepça”.
Pas kësaj, Komisioni Disiplinor ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës ndaj personit në fjalë.
“Andaj, Komisioni Disiplinor ka sjell vendim me nr.prot:7221 të dt. 20.11.2024 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për z. A.A”, është thënë në njoftimin e kësaj ndërmarrjeje.