![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/05/kb-trepca-2.jpg)
Trepça, kampione e Kosovës në basketboll
23 maj 2024
| 21:12
Trepça ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 67-66 në ndeshjen e pestë të finales së play-offit në Superligën e Kosovës në basketboll, duke u shpallur kampion.
Suharekasit kanë qenë shumë të mirë në çerekun e parë, duke dominuar nga fillimi për ta mbyllur me rezultat 16-10.
Alonzo Verge Jr dhe Jalen Nesbitt e nisën mirë takimin duke shënuar pikë, ndërsa te Trepça pesë lojtarë kishin nga dy pikë.
Trepça e fitoi çerekun e dytë me rezultat 20-11, ndërsa pjesa e parë u mbyll me rezultat 30-30, duke treguar se ishte një ndeshje shumë e fortë dhe me pak diferenca.
K. Bracy-Davis shkëlqeu në këtë çerek, duke shënuar 9 pikë për Trepçën, ndërsa tek ylli shkëlqeu Alonzo Verge Jr.