‘Trepça’ largon nga puna një punëtor

10 janar 2025 | 16:22

Ndërmarrja publike “Trepça” ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës punëtorit me inicialet A.V.

Në një njoftim të lëshuar në faqen zyrtare në “Facebook” është thënë se më 8 janar, Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e A.V.

“Pas mbajtjes së shqyrtimit publik, Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr. prot: 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të ‘Trepça’ Sh.A., për shkak se i njëjti që nga data 13.12.2024 nuk është paraqitur në punë e gjithë kjo bazuar në fletëparaqitjen me nr.prot:8189 nga Departamenti i Burimeve Njerëzore”, ka njoftuar “Trepça”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me Khvicha Kvaratskhelia të disponueshëm për 85 milionë euro në…