“Trepça” largon nga puna pesë punëtorë
19 gusht 2024
| 15:33
Në muajin gusht punëtorët e ndërmarrjes “Trepça” patën paralajmëruar protesta për mosekzekutimin e pagave për tre muaj, protestë të cilën kishin anuluar pas mbajtjes së mbledhjes së qeverisë, ku janë ndarë 4 milionë euro për pagat e minatorëve.
Gjatë mbledhjes kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se “ka tepër shumë punëtor mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga toka”.
Mesa duket ndërmarrja “Trepça” e ka marrë me seriozitet këtë deklaratë të Kurtit. Vetëm gjatë të hënës ka pezulluar nga puna 5 punëtorë të ndërmarrjes me arsye: “shkelje të detyrave të punës”.