Trepça mëson kundërshtarët në kualifikimet e Ligës së Kampionëve

26 qershor 2024 | 13:12

Kampionia e Kosovës, Trepça ka mësuar kundërshtarët në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. Kjo është hera e parë që mitrovicasit janë pjesë e kualifikimeve të kësaj gare. Në turneun kualifikues do të përballen me skuadrën e Keravnos (Qipro), ndërsa fituesi i këtij takimi luan në gjysmëfinale kundër kampionit të Çekisë, Nymburk.

Nëse arrin në finale, Trepça do të luajë përballë fituesit nga takimet në mes të: Kutaisi (Gjeorgji), Levice (Sllovaki) e Kalev/Cramo (Estoni). Katër turnetë e raundit kualifikues do të zhvillohen midis 15 shtatorit dhe 22 shtatorit.

Orari i detajuar i ndeshjeve, si dhe vendi i zhvillimit, do të shpallen në korrik. Në kualifikime janë 24 skuadra që do t’i bashkohen 28 skuadrave që tashmë janë përcaktuar për edicionin e ri. Edicioni i ri do të fillojë më 1 tetor 2024.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Prishtinë ka filluar Kampionati Evropian për Shtetet e Vogla.…