Trepça mposhti Lipjanin
Sonte basketbollistët e Trepçës kanë shënuar fitore kundër Lipjanit me rezultat 104:78.
Më i merituari për triumfin e Trepçës ishte Aaron Anderson me 22 pikë, 7 kercime e 8 asistime dhe Besnik Azemi me 22 pikë e 3 kërcime.
Te Lipjani më i dalluari ishte James Johnson me 23 pikë e 8 kërcime.
Ndërkaq të mërkurën në kuadër të kësaj xhiroje janë luajtur dy ndeshje ku Z Mobile Prishtina ka triumfuar ndaj AFK Borea-s, kurse Bashkimi ishte skuadër më e mirë se Ponte Prizreni.
Pas 24 xhirove të zhvilluara në elitën e basketbollit kosovar Z Mobile Prishtina vazhdon të kryesojë pa asnjë humbje në renditjen tabelare, e ndjekur nga Golden Eagle Ylli që më fitoren ndaj Rahovecit e ka “blinduar” pozitën e dytë, derisa në vendin e tretë është Rahoveci, i ndjekur nga Bashkimi, Ponte Prizreni e Trepca.