Trepça mposhti Ponte Prizrenin
Trepça ka fituar ndaj Ponte Prizrenit me rezultat 79:97 në kuadër të xhiros së 27-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Më efikasit te Trepça ishin Samir Zekiqi me 30 pikë, 2 kërcime dhe Imer Tahiri me 17 pikë, 8 kërcime dhe 6 asistime.
Te Ponte Prizreni Blend Matoshi ishte koshashënuesi më i mirë me 15 pikë. Në anën tjetër, Golden Eagle Ylli ka regjistruar fitore bindëse 134:81 në ndeshjen e zhvilluar si nikoqir i Lipjanit, e vlefshme për javën e 27-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Egzon Kuqi me 29, Alban Veseli 21 dhe Clayton Everett me 15 pikë ishin më të merituarit për fitoren e Golden Eagle Yllit.
Te Lipjani më efikasit ishin Mitchal Mitchell me 23 dhe Arian Memeti me 18 pikë të shënuara. Pas 27 xhirove të zhvilluara, në katër pozitat e para në tabelën e klasifikimit të Superligës së Kosovës në basketboll rënditen Z Mobile Prishtina 54 pikë, Golden Eagle Ylli me 46, Rahoveci mban vendin e tretë me 44 ndërsa në vendin e katër rënditet Bashkimi me 41 pikë të grumbulluara.