‘Trepça’ ndihmohet me 5 milionë euro
14 mars 2019
| 18:20
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka treguar se sot kanë nënshkruar marrëveshjen e parë për ndihmë financiare për “Trepçën” si shoqëri aksionare.
“Shuma e ndihmës është afër 5 milionë euro dhe ka për qëllim t’i japë një shtytje ‘Trepçës’ si tërësi”, ka shkruar ministri Lluka.
/Epoka e re/