Trepça në Superligën e Femrave
16 shtator 2021
| 16:41
Klubi i Basketbollit Trepça në edicionin e ri do të garojë në Superligën e Femrave. Skuadra mitrovicase ka aplikuar pas Konkursit për Wild Card nga Federata e Basketbollit e Kosovës për plotësimin e vendit të gjashtë për Superligën e Femrave, pas tërheqjes nga KB Vushtrria.
Bordi i Federatës i Basketbollit të Kosovës ka vendosur që Trepça të garojë në Superligën e Femrave pas plotësimit të kërkesave të shpallura në konkurs.
Trepça edicionin e kaluar ishte renditur e gjashta në Superligën e Femrave, duke rënë në një kategori më poshtë, megjithatë, pas tërheqjes së Vushtrrisë, do të garojë në elitën e femrave. Superliga e Femrave do të fillojë më 9/10 tetor 2021.