“Trepça” njofton se ka rikthyer nën menaxhim të gjitha pronat e saj

06 shkurt 2025 | 19:46

Ndërmarrja “Trepça” sot ka rimarrë nën menaxhim të gjitha pronat e saj.

Certifikatat e pronësisë u dorëzuan sot në duart e kryeshefit ekzekutiv të Trepçës, Faton Ahmeti.

“Një sfidë shumëvjeçare më në fund mori zgjidhje! Për dekada, pronat e Trepçës kanë qenë të shpërndara nën 273 emërtime të ndryshme, duke e bërë të vështirë administrimin dhe zhvillimin e tyre pas luftës” thuhet në njoftimin zyrtar të kompanisë.

Ky rikthim rezultoi me bartjen nën pronësi të 2133 pronave, më saktë 12.6 kilometrash katrorë.

“Procesi do të vazhdojë edhe më tej për të përfshirë pronat e tjera që ende nuk janë regjistruar, duke siguruar një pasqyrë të qartë dhe të plotë të të gjitha aseteve të ndërmarrjes. Ky është një hap i rëndësishëm që forcon menaxhimin dhe zhvillimin strategjik të Trepçës, duke krijuar mundësi të reja për investime dhe rritje të qëndrueshme”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po mbahet në…