Trepça për herë të parë siguron pjesëmarrjen në FIBA Europe Cup
KB Trepça ka mposhtur edhe Parnun, duke siguruar kështu pjesëmarrjen në FIBA Europe Cup.
Nën-kampioni i Kosovës ka triumfuar me shifrat 77:67 kundër skuadrës estoneze.
Trepça ndeshjen e nisi mirë, por çerekun e parë e mbylli në disavantazh 15:11.
Skuadra nga Mitrovica u “ringjallë” në pjesën e dytë, duke e fituar 21:20.
Trepça fitoren e siguroi në pjesën e dytë, ku e dominoi ndeshjen.
Jordy Tshimanga ishte më i miri te Trepça, me 14 pikë e 12 kërcime, kurse te Parnu më efikasi ishte Ivo Van Tamm me 16 pikë të realizuara.
Trepça ka siguruar vendin e parë në grup me pikë maksimale, pasi të mërkurën mposhti edhe Tindastollin.
Për Trepçën, kjo është hera e parë në histori të klubit që kualifikohet në sezonin e rregullt të njërës prej garave të FIBA-s.