Trepça shënoi fitore e dytë në Superligë

07 nëntor 2019 | 10:33

KB Trepça ka arritur fitoren e dytë në këtë edicion të Superligës, duke e mundur Lipjanin në udhëtim me rezultat 91:100 (20:29, 30:19, 24:27, 17:25).

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 20:29. Megjithatë, në periodën e dytë, vendësit u kthyen në lojë dhe e fituan 30:19. Çereku i tretë ishte më i barabartë dhe përfundoi 24:27, derisa mitrovicasit e fituan edhe çerekun e fundit, 17:25, duke arritur fitoren e dytë, derisa lipjanasit mbeten pa fitore në stinorin vjeshtor të Superligës.

Më të dalluarit në këtë ndeshje për Lipjanin ishin Demarcus Stucky me 35 pikë, tetë kërcime, 13 asistime, Devaughn Jenkins me 27 pikë e tetë kërcime dhe Marquise Simuels me 21 pikë, katër kërcime dhe tre asistime.

Te Trepça, më të merituarit për këtë fitore ishin Besnik Azemi me 31 pikë e dhjetë kërcime, si dhe Dj Hanes me 31 pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime.

Trepça ka dy fitore dhe gjashtë humbje, kurse Lipjani tetë humbje nga po aq ndeshje të zhvilluara.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike kanë…