‘Trepça’ shpall gjendje të jashtëzakonshme pas rënies së prodhimit gjatë grevës
27 gusht 2024
| 15:46
Shoqëria aksionare “Trepça” ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për dy njësi të saj për shkak të grevës së minatorëve.
Ata po ashtu kanë marrë vendim që t’i pezullojnë përkohësisht pushimet vjetore të paraparë për tre muajt e ardhshëm.
Arsyetimi për këto vendime ka qenë mungesa e aktivitetit për afër një muaj e dhjetë ditë në këto njësi, ku sipas tyre, ka pasur humbje të mëdha në prodhim dhe ndalesë në realizimin e planit të biznesit.