‘Trepça’ shpall konkurs për kryeshef ekzekutiv
13 nëntor 2023
| 13:03
Ndërmarrja metalurgjike “Trepça” ka shpallur konkurs për kryeshef ekzekutiv, pas shkarkimit të Enis Abdurrahmanit, i cili për rreth dy vjet ka qenë ushtrues detyre.
Në konkursin e shpallur është thënë se kryeshefi do të vlerësohet vazhdimisht nga bordi i drejtorëve, ndërsa kontrata do të jetë trevjeçare me mundësi vazhdimi.
Në grevën 10-ditëshe, minatorët kishin kërkuar ndër të tjera shkarkimin e menaxhmentit të “Trepçës”.