Trepça sonte e zhvillon ndeshjen e parë në FIBA Europe Cup
Rrugëtimi i Trepçës në këtë edicion të FIBA Europe Cup, fillon të mërkurën. Mitrovicasit ndodhen në Grupin H, ku do të kenë përballje mjaft të forta. Në këtë grup garojnë MHP Riesen Ludwigsburg e Gjermanisë, JDA Bourgogne Dijon e Francës dhe Caledonia Gladiators e Skocisë.
Kampionët e Kosovës ndeshjen e parë do ta kenë ndaj JDA Bourgogne Dijon, që zhvillohet të mërkurën (sot) nga ora 20:00. Më pas do të kenë tri ndeshje si vendas: MHP Riesen Ludwigsburg më 16 tetor, Caledonia Gladiators 23 tetor dhe JDA Bourgogne Dijon më 30 tetor. Më 5 nëntor do të ndeshen me MHP Riesen Ludwigsburg dhe takimi i fundit është kundër Caledonia Gladiators më 13 nëntor.
Ky është edicioni i dytë radhazi që kampionët e Kosovës do të marrin pjesë në grupet e FIBA Europe Cup.