Trepça – Ylli, rruga drejt finales

21 maj 2024 | 16:12

Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të përballen në finalen e pestë të “play-off”-it, ku do të vendoset se kush do të shpallet kampion i Kosovës. Mitrovicasit në edicionin e rregullt përfunduan në vendin e parë me 25 fitore e tri humbje, kurse therandasit në vendin e tretë me pikë të barabarta me Pejën që ishte e dyta me 19 fitore e nëntë humbje.

Trepça në gjysmëfinale eliminoi Sigal Prishtinën 3:0, derisa Golden Eagle Ylli në çerekfinale mundi Bashkimin 2:0 dhe Pejën në gjysmëfinale 3:2. Në garat e rregullta të elitës, të dyja skuadrat kishin nga dy fitore ndaj njëra-tjetrës, derisa mitrovicasit triumfuan edhe në Ligën Unike ndaj therandasve dhe në gjysmëfinale të Kupës. Në “play-off”, seria finale është 2:2, ku të dyja skuadrat shënuan fitore si vendas.

“Xehetarët” fituan 77:68 dhe 85:78, derisa therandasit fituan 80:79 dhe 75:71. Finalja e pestë që zhvillohet të enjten mbrëma do të vendosë se kush do ta fitojë titullin. Ylli e ka fituar dy herë, më 2021 dhe 2022, kurse Trepça më 1993, 2000, 2001 dhe 2012.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport…