“Trepçës do t’i kthehet nami i dikurshëm”, Limaj zotohet për fuqizimin e ndërrmarjeve publike

26 dhjetor 2024 | 21:54

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se për sa kohë ka qenë në pushtet, vendit i ka shërbyer me projekte të mëdha.

Limaj në një bashkëbisedim me banorët e kryeqytetit ka thënë se është mësuar të realizoj projekte të mëdha, dhe nëse populli ia beson këto projekte, atëhere ai do t’i realizontë.

Ish-ministri ka thënë se synimi i tij është riorganizimi dhe fuqizimi i ndërrmarjeve publike, duke përmendur Trepçën. Ai është zotuar se Trepçës do t’i kthehej nami i dikurshëm, dhe se model do ta kishte Aeroportin e Prishtinës.

“Unë jam mësuar me projekte të mëdha, ma jepni mundësinë shkojmë ta transformojmë Obiliqin ta rikthejmë Trepcën dhe të gjitha ndërmarrjet publike”, ka thënë ndër të tjera Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e…