Tri aksione nga policia, Sveçla del me një njoftim

17 maj 2023 | 11:09

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka dal me njoftim rreth aksioneve policore të cilat janë duke u zhvilluar nëpër Kosovë.

Ai ka njoftuar se bëhet fjalë për tri aksione të ndara, njëra po zhvillohet në Ndërmarrjen Publike Banesore nga Krimet Ekonomike, një nga Krimet e Rënda kundër fajdeve ndërsa aksioni i tretë po realizohet për mashtrimet me kartela bankare.

“Që nga mëngjesi i hershëm janë duke u zhvilluar tre aksione nga Drejtori të ndryshme të Policisë së Kosovës. Krimet ekonomike në Ndërmarrjen Publike Banesore, Krimet e Rënda janë duke zhvilluar aksione kundër fajdeve dhe Krimet Kibernetike për mashtrimet me kartela bankare”, ka shkruar Sveçla në “Facebook”.

Ai ka thënë se angazhimi ndaj çdo lloj krimi do të intensifikohet. “Përgëzoj Departamentin e Hetimeve për secilin rezultat të arritur”, ka shkruar ministri Sveçla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Finalja e madhe e Kupës së Kosovës në futboll në…