Tri aktiviste nga Drenasi largohen nga LV-ja
Tri aktiviste nga Drenasi janë larguar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Mimoza Berisha, Indire Ollurin dhe Flota Bujupi kanë bërë me dije se më nuk janë pjesë e kësaj lëvizje.
Përmes një njoftimi në “Facebook”, ato kanë treguar arsyet e largimit nga partia e Albin Kurtit.
“Përmes këtij shkrimi, unë, Mimoza Berisha, se bashku me Indire Ollurin dhe Flota Bujupi i’u njoftojm se po japim dorëheqje, nga gjitha përgjegjësitë tona, si anëtare të Lëvizjes Vetëvendosje! në Drenas. Arsyet që na kanë nxitur deri të ky vendim, kanë qenë të shumta si: puna joprofesionale dhe jo e drejtë, nga individë të caktuar, që janë pjesë e strukturave të larta të Lëvzijes në qytetin tonë, standartet e dyfishta që janë përdorur dhe pakënaqësitë tjera në funksionimin e degës. Madje, edhe në bisedat me anëtarë tjerë të LV-së në Drenas, por edhe nga takimet me qytetarët, kemi parë që simpatizimi dhe shpresa e tyre për Lëvizjen ka rënë, shkaku i keq menaxhimit!”, është thënë në njoftimin e tyre.