Tri fshatra të Malishevës bëhen me kryetarë dhe kryesi të re
13 qershor 2019
| 17:19
Në Komunën e Malishevës po vazhdon procesi i mbajtjes së zgjedhjeve në të gjitha fshatrat dhe vendbanimet.
Në kuadër të këtij procesi, janë mbajtur zgjedhjet në tri fshatra, Turjakë, Lubizhdë dhe Marali, ku janë zgjedhur kryesitë dhe kryetarët e këtyre fshatrave, të cilët do të punojnë dhe do ta përfaqësojnë fshatrat e tyre.
Në zgjedhjet e mbajtur në fshatin Turjakë, kryetar është zgjedhur Haxhi Kastrati, në Lubizhdë është rizgjedhur për kryetar Bajram Bytyçi, dhe në Marali, kryetar është zgjedhur Hasan Vrenezi.
Po ashtu, janë zgjedhur edhe kryesitë e këtyre fshatrave. Procesi i mbajtjes së zgjedhjeve do të vazhdojë deri në përfundimin e zgjedhjeve në secilin fshat dhe vendbanim të Komunës së Malishevës.
/Epoka e re/