Tri fshatra të Prishtinës nesër mbesin pa ujë të pijshëm
10 qershor 2022
| 16:49
Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nesër (e shtunë) fshatrat Prugovc, Lebanë e Besi do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.
Kjo ndërprerje do të ndodhë nga ora 10:00 deri në orën 15:00.
Sipas njoftimit, arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm është vazhdimi i punimeve të planifikuara teknike, konkretisht ndërtimi i pusetës zonale për atë pjesë.