Tri gra të vrara në sulmin me thikë në Gjermani

27 qershor 2021 | 14:14

Në sulmin me thikë në Würzburg të Gjermanisë janë vrarë tri gra.

I dyshuari 24-vjeçar, një emigrant somalez, kishte marrë një thikë kuzhine në një dyqan, duke sulmuar personat brenda e tij, e më pas edhe jashtë.

Nga ky sulm janë plagosur pesë gra dhe një fëmijë, shkruan “BBC”.

Policia ka theksuar se i dyshuari ishte psiqikisht i paqëndrueshëm. Ai ka qenë i akuzuar për tre vrasje dhe gjashtë akuza për vrasje në tentativë si dhe shkaktim i dëmtimeve të rënda trupore.

Burri dyshohet se me thikë ka therë dhe vrarë një shitëse dhe dy gra të tjera në dyqan, ku më pas ai ka plagosur pesë gra të tjera dhe një fëmijë në rrugë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Holandës dhe ajo e Republikës Çeke do të…