Tri javë pas vdekjes, trupi i Liam Payne-t do të dërgohet në Britani

07 nëntor 2024 | 12:06

Liam Payne ka ndërruar jetë tragjikisht. Trupi i të ndjerit do të kthehet sot në Britani.

Lajmi vjen tri javë pasi Liam vdiq në moshën 31-vjeçare më 16 tetor, kur u rrëzua nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires, Argjentinë.

Trupi i Liam ishte mbajtur në Argjentinë, ndërsa zyrtarët përfunduan hetimet e mëtejshme pas vdekjes.

Trupi iu dha familjes së tij të mërkurën, tha prokurori publik Andrés Madrea për BBC.

Homazhet prekëse me lule u lanë jashtë hotelit Casa Sur në kryeqytetin argjentinas pas vdekjes së ish-yllit të One Direction.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Budapest, ku…