Tri klube angleze e duan Coutinhon
26 dhjetor 2019
| 23:38
Bayern Munchen ende nuk ka vendosur se a do ta blejë përfundimisht yllin brazilian Philipe Coutinhon, i cili është i huazuar nga Barcelona.
Gjermanët nuk duken të bindur për t’i shpenzuar 120 milionë euro për blerjen e ish-futbollistit të Interit, Espanyolit dhe Liverpoolit.
Ndërkohë, siç shkruan e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”, Coutinho pëlqehet nga tri skuadrat angleze Chelsea, Manchester United e Tottenham.