Tri klube angleze janë të interesuara për Mbappen

23 shkurt 2023 | 16:30

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe po lidhet me një kalim në Angli dhe shumë lehtë mund të përfundoj në Premierligë në afatin kalimtar të verës.

Emri i Mbappes vazhdojnë të jetë shumë i përfolur në tregun e transferimeve dhe tani po lidhet më shumë se kurrë me klubet angleze.

Sipas faqes “Football Insider”, Liverpooli është ende shumë i etur për idenë e nënshkrimit të tij në verë. Dy klube tjera të mëdha, Manchester United dhe Chelsea janë gjithashtu të interesuar, me një besim që Mbappe është i pakënaqur në PSG.

Pas nënshkrimit të një marrëveshjeje të re me PSG-në verën e kaluar deri në vitin 2025, Mbappe është bërë i paqëndrueshëm në Paris, pasi u përplas me shokët e skuadrës dhe mediet lokale këtë sezon. Si të tilla, Liverpooli, Unitedi dhe Chelsea po monitorojnë nga afër zhvillimet, megjithëse gjithashtu e kuptojnë se sa e vështirë do të jetë çdo marrëveshje për shkak të financave të përfshira.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar ndaj ministres së…