Tri klube angleze në garë për Donnarumman

19 mars 2020 | 16:56

Ginaluigi Donnarumma po studion mundësinë për transferimin në Premierligë gjatë afatit kalimtar të verës.

Milan shumë lehtë gjatë verës së vitit 2020 mund të humbas portierin Gianluigi Donnarumma. Është “Gazzetta dello Sport” që raporton se italiani po shikon mundësitë për një kalim në futbollin anglez.

Portieri i ri që ka thyer shumë rekorde në futbollin italian, po kërkohet nga Manchester United, Manchester City dhe Everton, që tani për trajner ka Carlo Ancelottin. Për Donnarumman, ka interesim edhe nga Franca, konkretisht nga PSG-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosova e Re (AKR) do ta votojë mocionin e…