Tri klube angleze pas Kolollit
18 maj 2020
| 16:50
Futbollistët e Kosovës janë bërë ‘pre’ e shumë skuadrave të ndryshme evropiane.
Së fundi disa skuadra angleze janë në ndjekje të anësorit të Kosovës, Benjamin Kololli.
Krahas Leeds Unitedit dhe Brentfordit, në garë për lojtarin e Zurichut ka hyrë edhe Sheffield Wednesday.
Pjesë e Sheffieldit është edhe reprezentuesi tjetër kosovar, Atdhe Nuhiu.
“Football Insider” shkruan se transferimi i Kolollit mund të ketë ndikim në formën e Nuhiut.
Kjo, jo vetëm për shkak se dyshja luajnë së bashku te Kosova, por edhe sepse janë miq të mirë jashtë fushës. Dyshja shihen mjaft të afërt nga postimet e tyre në rrjetin social “Instagram”.