Tri klube italiane e dëshirojnë Kumbullën
29 janar 2024
| 13:11
Futbollisti shqiptar Marash Kumbulla mund të jetë duke kaluar ditët e fundit në skuadrën e Romës.
Mediet italiane kanë raportuar se mbrojtësi shqiptar mund të transferohet në një skuadër tjetër për të pasur më shumë minuta në dispozicion.
Tri klubet italiane që e dëshirojnë Kumbullën janë Verona, Torino dhe Cagliari, por të tre këto skuadra e kërkojnë në formë huazimi pasi nuk janë të sigurt për kushtet e tij fizike, me Kumbullën që vjen pas një lëndimi të gjatë.