Tri klube italiane interesohen për Mërgim Vojvodën

01 korrik 2020 | 11:17

Mërgim Vojvoda mund të largohet nga Standard Liege në afatin kalimtar veror vetëm një vit pasi iu bashkua klubit elitar belg.

Falë paraqitjeve të mira këtë edicion, mbrojtësi nga Kosova ka rënë në shënjestër të disa klubeve italiane. “Tuttosport” raporton se Fiorentina, Lazio dhe Torino kanë shprehur interesim për reprezentuesin e Kosovës. Vlera e Vojvodës në tregun e transferimeve llogaritet të jetë tetë milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri infermiere të Klinikës së Pulmologjisë kanë rezultuar pozitiv me…