![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/11/Marash-Kumbulla.jpg)
Tri klube italiane në ndjekje të Kumbullës
23 dhjetor 2019
| 11:39
Gjigantët italianë të Serisë A, Inter, Milan dhe Juventus, po e synojnë transferimin e qendërmbrojtësit të ri të Hellas Veronas, shqiptarit Marash Kumbulla.
19-vjeçari po kalon në një formë të jashtëzakonshme në ekipin e tij i cili ka 11 paraqitje në të gjitha garat, e duke shënuar edhe një gol.
Kjo performancë e tij nuk ka kaluar pa u vënë re nga ekipe si Inter, Milan e Juventus, të cilët po e monitorojnë progresin e Kumbullës dhe pritjet janë që do të bëjnë një ofertë për të në të ardhmen e afërt.