Tri klube në garë për Bujupin

14 prill 2025 | 16:28

Gara për transferimin e sulmuesit të Kosovës po bëhet gjithnjë e më e fortë, me top skuadrat evropiane që e dëshirojnë transferimin e tij.

Përveç Blackburn Rovers, në garë për transferimin e sulmuesit të Kosovës janë edhe gjiganti italian, Atalanta si dhe Holstein Kiel nga Bundesliga, raporton “Kanal10”.

Në anën tjetër, Stuttgarti e sheh Bujupi si një lojtar të rëndësishëm për të ardhmen dhe nuk do të heq dorë lehtë nga ai.

Bujupi kishte pësuar një lëndim muajin e kaluar dhe tani është në fazën finale të rikuperimit dhe do të rikthehet në aksion javën e ardhshme.

18-vjeçari shpërtheu me Kosovën U19 vitin e kaluar, teksa u ftua edhe nga Franco Foda te kombëtarja A e “Dardanëve”, ku debutoi në sfidën kundër Qipros.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drenica ka përkujtuar të hënën dëshmorin Fehmi Rama, i cili…