Tri klube në garë për Koulibalyn
15 prill 2020
| 18:50
Mbrojtësi Kalidou Koulibaly do të largohet nga Napoli këtë verë, kurse interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur Manchester United, Manchester Cityn dhe PSG-ja, raporton “La Repubblica”.
Koulibaly ka qenë në Napoli që nga viti 2014 dhe Aurelio De Laurentiis u ka rezistuar disa ofertave të mëdha për mbrojtësin ndër vite. Sidoqoftë, La Repubblica pretendon se De Laurentiis do të heqë dorë përfundimisht në fund të sezonit, me kusht që të marrë një ofertë të përshtatshme.
Presidenti dikur mburrej me refuzimin e ofertave në prej 100 milionë euro, por pandemia e koronavirusit duket se i ka shkaktuar krizë të madhe.