Tri klube në garë për Williamsin  

30 tetor 2024 | 12:59

Nico Williams rikthehet në modë. Sipas “Fijaches”, tri klube të mëdha evropiane janë vënë në garë për të siguruar shërbimet e tij. Arsenali, Chelsea dhe PSG-ja janë gati të paguajnë 150 milionë euro për yllin e talentuar të Athletic Bilbao, i cili verën e shkuar ishte shumë pranë Barcelonës.

Për kampionin e Evropës (me Spanjës) ka shfaqur interes edhe Real Madrid, por kjo vetëm përpara blerjes së Kylian Mbappe.

Gjërat tashmë kanë ndryshuar. Nico Williams ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen, por mediat spanjolle shkruajnë se dëshira e tij është të krijojë një dyshe ëndrrash me Lamine Yamal, ashtu si në kombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me deputetë…