Tri klube nga Premier Liga e dëshirojnë Sanen

22 janar 2024 | 11:35

Tri klubet e Premier Ligës, Liverpool, Arsenal dhe Tottenham kanë treguar interesim për yllin e Bayern Munchen, Leroy Sane.

Anësori gjerman ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2025, por është i interesuar të largohet.

Liverpooli në krye me Jurgen Klopp po mendojnë për largimin e Mohamed Salah dhe ylli gjerman shihet si zëvendësues i egjiptianit që mund të transferohet në Arabinë Saudite.

Në anën tjetër, Arsenali po e dëshiron Sanen për të shtuar cilësitë në radhët e veta dhe për të qenë edhe më konkurruese si në Angli ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Skuadra tjetër që ka treguar interesim për Sanen është edhe Tottenham Hotspur. Kjo e fundit beson se gjermani përshtatet me mënyrën e lojës së “Spurs”. Mëgjithatë, Bayerni nuk pritet që të heq aq lehtë dorë nga ylli i saj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liderë rajonalë të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë tjerë të lartë…