Tri klube spanjolle në garë për Cavanin

01 qershor 2022 | 15:46

Edison Cavani do të jetë lojtarë i lirë në treg, ndërsa interesimet për të nuk kanë munguar. E ardhmja e tij me shumë gjasa pritet të jetë në Spanjë, aty ku tri skuadra kanë shfaqur interesim për shërbimet e tij.

Sipas “MundoDeportivo”, klubet si Real Betis, Real Sociedad dhe Villarreal do të tentojnë transferimin e tij në La Liga.

Cavani mund të pranoj transferimin tek ndonjëra skuadër pasi që të gjitha do të luajnë në garat evropiane në sezonin 2022/23. 35-vjeçari nuk pati një sezon të mirë me Manchester United pasi këtë sezon ka arritur të shënojë vetëm 2 gola dhe ka dhënë 2 asistime në 20 ndeshje të luajtura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia ka regjistruar një tjetër humbje të madhe, pasi nënkoloneli…